Përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Yan Sun gjatë konferencës së përbashkët me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj si dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, foli në lidhje me situatën ekonomike në Shqipëri. Për të ekonomia shqiptare ka pësuar dëme të mëdha që prej periudhës që prej 2020, por vendi i ka kaluar mirë.
“Më lini paraprakisht t’iu shpreh mirënjohjen të gjithëve për bashkëpunimin e afërt dhe bisedat konstruktive gjatë 2 javësh të vizitës sonë në Shqipëri. Ekonomia shqiptare ka pasur dëme të mëdha që prej periudhës 2020, por i ka kaluar mirë. Rritja do ngadalësojë me 2 përqind nga norma e inflacionit.
Me deficitet dhe borxhin e lartë Shqipëria përballet me rritjen e çmimeve, me çmimet që janë rritur në tregun ndërkombëtare që ka të ngjarë të vazhdojnë si të tilla dhe me një ngadalësim të zhvillimit ekonomik në Europë. Ne rekomandojmë për 2023 që të ketë një bilanc primar në 0 dhe të synojë të vazhdojë konsolidimin me një bilanc primar me 1.5% të PBB. Të finalizojë dhe të zbatojë pa vonesë strategjinë afatmesme të të ardhurave.
Mbështesim politikat monetare të BSH-së. Sistemi bankar është përballur mirë pas goditjeve të njëpasnjëshme. Bankat janë ekspozuar ndaj normave të interesit dhe zhvillimeve që lidhen me kursin e këmbimit. Iu bëjmë thirrje për një vigjilencë të shtuar për të ruajtur stabilitetin financiar. Autoritete duhet të shtojnë përpjekjet e tyre sa u takon reformave strukturore”.