Operacion i beftë i FNSH në Kavajë. Mësohet se deri më tani janë vënë në pranga pesë persona.
Paraprakisht bëhet me dije se operacioni po kryhet nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë zbarkuar dhe me ndihmën e policisë lokale synojnë të arrestojnë disa persona për llogari të drejtësisë belge e franceze.
Kanë qenë Belgjika e Franca vendet që kanë sjellë letër porosi përmes të cilave kërkojnë prangosjen e disa personave të kërkuar nga këto vende.
Deri më tani mësohet se 5 persona ranë në pranga.
Operacioni vazhdon.