Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Fondacioni gjerman nuk iku nga qeveria”, Balla: Marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani, në nivelin më të mirë

13:06 / December 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1764849531xscreenshot 2025 12 04 124631 842
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar në Kuvend, se ndërprerja e bashkëpunimit nga fondacioni gjerman nuk ka ardhur për shkak të qeverisë shqiptare. Sipas tij kjo vendimmarrje e “Hanns -Seidel” lidhet edhe me shkurtimin e fondeve që qeveria federale gjermane i jep fondacionit.

Ai u shpreh më tej se marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë janë në nivelin më të mirë që ndonjëherë kanë qenë. Balla tha se Gjermania mbetet partneri kryesor i Shqipërisë brenda vendeve të BE-së, por është vendi i pari sa i përket financimeve të drejtpërdrejta.

“Në emër të grupit të PS falenderoj fondacionin gjerman “Hanns-Seidel”. Që prej ditëve të para të pluralizmit politik në Shqipëri, ky fondacion ka asistuar dhe ka ndihmuar në forcimin e institucioneve demokratike në vend dhe aktivitetit të partive politike, institucioneve të drejtësisë, policisë së shtetit apo pushtetit qendror. Vendimmarrja e fondacionit që lidhet edhe me një shkurtim të fondeve që qeveria federale gjermane i jep. Nuk ka të bëjë me atë se fondacioni po ikën se e ka përzënë Shqipëria. Secili prej nesh mban përgjegjësi për ato që nxjerr nga goja. Unë mirëkuptoj këdo koleg në opozitë që gjen gjithcka për të kritikuar qeverinë. Por të thuash së fondacioni ikën se nuk i pëlqën qeveria, po fondacioni “Konrad Adenauer” që bashkëpunon me ju. O është mërzitur me ju sepse po harxhon me ju dhe prapë s’po bëheni. Mendon që pas 2030 do të vijë një moment që këto fondacione nuk të kenë më zyrë në Tiranë. Zotëria që bëri një përrua psiqik këtu, që kam respekt edhe për shka të moshës besoj kërkuat një ndjesë. Për të mos harruar nivelin e marrëdhënieve më të mirë historik që Shqipëria ka me Gjermaninë. Kancelarët gjermanë e kanë vizituar zyrtarisht Shqipërinë pas vitit 2013, duke nisur me vizitën historike të Merkel dhe për të vijuar me atë të Scholz. Gjermani mbetet partneri ynë kryesor brenda vendeve të BE-së, por është i pari sa i përket financimeve të drejtpërdrejta”, tha Balla.

fondacioni Gjerman Qeveria Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.