Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim do të jepen për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës së shkuar.
Kështu njofton Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bashkitë që do marrin nga ky fond, renditen si më poshtë:
📍 Delvinë – 36 mln lekë
📍 Dibër – 10,5 mln lekë
📍 Gramsh – 86,6 mln lekë
📍 Has – 0,7 mln lekë
📍 Rrogozhinë – 1,8 mln lekë
📍 Krujë – 146 mln lekë
📍 Kukës – 0,6 mln lekë
📍 Librazhd – 0,2 mln lekë
📍 Peqin – 4 mln lekë
📍 Tepelenë – 0,3 mln lekë
📍 Kamëz – 2 mln lekë
📍 Maliq – 1,2 mln lekë
📍 Finiq – 40 mln lekë
📍 Dropull – 7,7 mln lekë
📍 Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë
“Bashkë dhe gati, në përballim dhe në ringritje!”, thuhet në postim.
