Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se Këshilli Kombëtar ka vendosur që norma bazë e interesit në kredi të mos ndryshojë. Ndërkohë, ai tregon se Banka e Shqipërisë po monitoron këmbimin e lekut, teksa deklaroi se do të ndërhyjë në tregun valuator nëse euro do të ketë rënie të mëtejshme që do të dëmtonte funksionimin normal të tregut.
Sejko ka shpjeguar se forcimi i kursit të këmbimit i ka mundësuar ekonomisë shqiptare që të ketë një nga nivelet më të ulëta të inflacionit në rajon.
“Bazuar në tendencë aktuale, ekonomia shqiptare pritet të rritet gjatë viteve në vazhdim dhe inflacioni pritet të kthehet në objektiv në mesin e vitit të ardhshëm. Në këtë rrethana, banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin për politikat monetare. Të dhënat sugjerojnë se ekonomia ka vijuar të rritet gjatë tremujorit të dytë të vitit. Forcimi i kursit të këmbimit i ka mundësuar ekonomisë shqiptare që të ketë një mënyrë të njëkohshëm një nga nivelit më të ulëta të inflacionit si dhe një nga nivelit më të larta të rritjes në rajon, Banka e Shqipërisë mbetet e vëmendjes ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit”, u shpreh guvernatori i BSH.