Sot në mbrëmje e gjithë vëmendja e shqiptarëve është në Dortmund, aty ku kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë në Euro 2024, atë ndaj Italisë.
Besimi, optimizmi dhe dëshira e madhe që të jenë në gjermani jo vetëm për turizëm por për të dhënë gjithçka dhe pse jo për një surprizë. Trajneri Silvinjo nuk do të bëjë ndryshime sa i përket 11 titullarët që do të hedhë në fushë. Me skemën e tij të preferuar, 4-2-3-1 , në portë do të jetë Etrit Berisha, përpara tij është Ismajli dhe Gjimshiti, ndërsa nga krahët Mitaj në të majtë dhe Hysaj në të djathtë.
Lexo edhe :
Related Posts
Në mesfushë Asllani-Ramadani ndërsa para tyre vendoset Nedim Bajrami. Sulmi ka tre emra, Seferi dhe Asani nga krahët ndërsa në qendër Armando Broja. Edhe pse statistikat, historia dhe gjithçka tjetër flasin kundër Shqipërisë, kuqezinjtë e Silvinjos do të provojnë deri në fund ta nisin mbarë eventin më të rëndësishëm sportiv ne kontinent.