Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Formacioni me 11-të yje që mund të transferohen falas këtë verë

22:17 / June 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FORMACIONI FUTBOLL
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Merkato e transferimeve e kësaj vere pritet të jetë shumë e nxehtë pasi shumë yje të njohur të futbollit janë futbollistë të lirë.

Fushata e transferimeve ka filluar më 1 qershor në shumicën e kampionateve elitare evropiane.

Disa nga skuadrat kanë kryer tashmë transferime të mëdha dhe disa skuadra tjera janë ende duke vëzhguar lojtërët që duan.

Nga e diela e 30 qershorit, skuadrat mund të transferojnë edhe lojtarë të lirë pasi një numër i madh i kontratave të lojtarëve përfundojë në klubet e tyre aktuale.

Disa lojtarë si Diego Godin e dinë fatin e tyre, pasi pritet të transferohet te Interi, por të tjerët ende janë në pritje të ofertave.

Gazeta spanjolle Marca, ka përpiluar një super formacion me 11 yje të mëdha të futbollit që janë të lirë këtë verë për tu transferuar:

Formacioni i lojtarëve të lirë:  Gianluigi Buffon; Dani Alves, Thomas Vermaelen, Gary Cahill dhe Filipe Luis; Ander Herrera, Adrien Rabiot, Franck Ribery; Daniel Sturridge, Max Kruse, Danny Ëelbeck.

Përveç këtyre lojtarëve, Marca ka zbuluar edhe shumë emra tjerë që janë në dispozicion për t’u transferuar në çdo pozicionv.

Portierët

Buffon është emri i madh, por Guillermo Ochoa, Roberto Santamaria dhe Adrian janë portierët tjerë në dispozicion.

Mbrojtësit

Përveç katër emrave të përmendurit në formacion, Cristian Zapata do të largohet nga Milan dhe Antonio Valencia dhe Alberto Moreno do të lëvizin gjithashtu në verë.

Mesfushorët

Samir Nasri mund të jetë në lëvizje përsëri këtë verë, si dhe Nemanja Radoja, Fran Riko dhe Anderr Iturraspe .

Sulmuesit

Dy emra të mëdhenj që nuk janë të listuara janë Mario Balotelli dhe Fernando Llorente, të cilët kanë shumë skuadra evropiane të interesuara për ta. Arjen Robben është gjithashtu jashtë kontratës me Bayern Munichun.

formacioni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.