Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Formula 1/ Hamilton del kundër rregullave të reja: Më mungon zhurma e Ferrarit të Shumakerit

20:03 / May 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hamilton
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Formula 1 po zhvillon një botëror intensiv dhe kompleks, mes garave që vijojnë, azhurnimeve të makinave në një kampionat që i paraprin vitit të ndryshimeve të mëdha, 2026-ës.

Ndryshimi i rregulloreve është edhe sfida më e madhe që i pret skuadrat dhe që do të përcaktojë të ardhmen e këtij sporti.

Ka opinione dhe reflektime të llojeve të ndryshme rreth asaj se si do të jetë Formula 1 në të ardhmen.

Aston Martin, për shembull, nuk e fsheh faktin se do të jetë një sfidë e madhe dhe nuk ngurron ta shpjegojë atë. Por ka të tjerë që e shohin të ardhmen me më skepticizëm dhe një prej tyre është as më e pak as më shumë, por vetë shtatë herë kampioni i botës, Luis Hamilton.

Britaniku është i qartë në mendimin e tij për ndryshimet në botën e Formulës 1 dhe nuk sheh asgjë pozitive në zhvillimet e reja.

“Personalisht nuk mendoj se Formula 1 po shkon në drejtimin e duhur”, shpjegon Hamilton për “Sky Italia”.

Britaniku ishte një nga ata që e mirëpritën ardhjen e motorit V10, por nuk është plotësisht i kënaqur me ndryshimin për të zvogëluar makinat, me aerodinamikë të ndryshme dhe që kërkojnë lloj tjetër garash.

“Po shkojmë në një drejtim më të ngadaltë, makinat janë më të rënda. Vitin tjetër do të jenë më të lehta, por këto janë më të rëndat që kam drejtuar”, argumentoi piloti i Ferrarit.

Luis përqendrohet më shumë në një aspekt estetik sesa në çdo gjë tjetër.

“Më mungon tingulli i motorit. Kur dëgjon një Ferrari V12, dëgjon pasionin. Kur filluam me V6, ishte pozitive për sa i përket qëndrueshmërisë, por nuk mund ta harrojmë faktin se zhurma është e ndryshme kur shikonim Mikael Shumaker me Ferrarin në vitin 2003”, analizon Hamilton.

Në pritje të kontaktit të vërtetë në pistë, për momentin, ekipet po testojnë vetëm në simulator dhe po zhvillojnë teori rreth rëndësisë së motorëve.

FIA, siç dihej tashmë, ka vendosur në rregullore që makinat të jenë më të lehta dhe më të shkurtra me aerodinamikë aktive, më pak efekt në tokë dhe aftësi më të madhe parakalimi përmes përdorimit të energjisë.

Ferrari formula 1 hamilton rregullat shumaker
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.