Në Corona të Kalifornisë, një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale. Ai u la vetëm në një makinë të mbyllur në temperatura ekstreme prej 43 gradë Celsius.
Incidenti ndodhi më 17 qershor dhe u regjistrua nga kamerat e trupit të oficerëve të policisë, të cilët ndërhynë menjëherë pas një telefonate urgjente. Ende nuk dihet sa kohë ka qëndruar foshnja vetëm në makinë.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Departamenti i Policisë së Corona-s publikoi pamjet me qëllim ndërgjegjësimin e publikut mbi rreziqet serioze që sjell lënia e fëmijëve në automjete të mbyllura gjatë temperaturave të larta, duke theksuar se edhe disa minuta mund të jenë fatale.
