Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Foshnja që u braktis pas lindjes humb jetën. Nëna: Frikë nga opinioni pasi nuk jam martuar

11:15 / November 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Garazhi ne Yzeberisht
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Foshnja e seksit mashkull që u gjet ditën e djeshme i braktisur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë, pak pasi kishte ardhur në jetë, nuk mundi të mbijetonte. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bën të ditur se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, vogëlushi nuk ia doli.

”Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet.

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”,-shkruan Balla.

Egljanta Isufi, është nëna e foshnjës së braktisur që preku zemrat e të gjithë opinionit publik. Ajo rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur foshnjen ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj, por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.

Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë. Vajza nuk ka folur fare për babain e fëmijës, por ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital.

Bebja shkoi dje pa shenja jete në spital, por erdhi në jetë pasi u fut në reanimacion intensiv dhe masazhit kardiak ndërsa sot zemra e tij ndali. Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, shkak i kësaj gjendje të foshnjes është bërë lindja e tij në kushte të pa përshtatshme.

foshnja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.