Filmi i shumëpritur “Mbreti Luan” sapo ka dalë në kinematë botërore por Beyonce i ka habitur të gjithë fansat e saj me këngën kolonë zanore të tij “Spirit”.
Videoja nuk na zhgënjen dhe fuqia e pamjeve dhe veshjeve epike të veshura nga këngëtarja e vënë në plan të dytë këngën.
Këngëtarja e ka përshkruar këngën “Një letër dashurie nga Afrika”, dhe është një spektakël i vërtetë. Në total, Beyonce vetë ndryshon gati dhjetë veshje, ndërsa dhe balerinët janë të kombinuar në mënyrë perfekte me të.