Doni të dini si duken 4 mld dollarë teksa lundrojnë mbi ujë? Principata plot shkëlqim e Monakos do t’jua japë këtë mundësi. Një pasuri e paluajtshme me vlerë prej 4.29 miliardë dollarësh do të ekspozohet në një nga shfaqjet më të hijshme të superjahteve të grumbulluar ndonjëherë në një vend.
Në përvjetorin e 29-të, ‘Yacht Show’ në Monako është eventi më luksoz në kalendarin e jahteve. Gjatë katër ditëve, porti Hercules, i vetmi port me thellësi në vendin e vogël në bregdetin mesdhetar të Francës, do të mirëpresë 125 superjahte.
Duke nisur nga 25 Shtator, shfaqja tërheq ‘crème de la crème’ të sektorit ndërkombëtar të jahteve luksoze, duke bashkuar blerës të ardhshëm, ndërtues të supejahteve dhe dizajnues./Marrë nga CNN