9 prilli kujtohet si dita kur Shqipëria u pushtua në 1939, por jo vetëm… Elia Zaharia Zogu, princesha shqiptare ka kujtuar dy ngjarje në këtë datë që janë të shënuara për familjen mbretërore.
Ajo ka postuar foto të largimit të fundit nga Shqipëria të Mbretit Zog, në 1939, dhe më pas 9 prill 1961, kur ai ndërroi jetë.
Elia ka botuar një sërë fotosh nga cermonia mortore, duke e quajtur këtë si dat të çuditshme. “Duket sikur kemi të bëjmë me dy vdekje të ndryshme të të njëjtit person, në të njëjtën datë!”- shkruan ajo në faqen e saj në Facebook.
Postimi i Elia Zaharia Zogut
9 Prilli eshte datë e çuditshme! 9 prill 1939 Mbreti Zog pa për herë të fundit vendin e tij…9 Prill 1961 ai ndërroi jetë…Duket sikur kemi të bëjmë me dy vdekje të ndryshme të të njëjtit person, në të njëjtën datë!