Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

FOTO/ Ambasada e SHBA: Amerika e angazhuar për të mbështetur reformën në drejtësi dhe demokracinë në Shqipëri

17:43 / July 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
450574799 900475202107638 7419393718930977208 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Delegacioni i nivelit të lartë të sistemit të drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbyllur vizitën pesëditore në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se delegacioni gjatë qendrimit në Tiranë, zhvilloi takime me drejtues të SPAK, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë të Gjyqësorë, ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja etj. Sipas njoftimit vizita konfirmon angazhimin e fortë të Shteteve të Bashkuara të Ameriktës për të mbështetur reformën në drejtësi dhe demokracinë në Shqipëri.

Sipas njoftimit, delegacioni i nivelit të lartë, i përbërë nga gjyqtarë dhe një prokuror nga Shtetet e Bashkuara, përfundoi sot vizitën në Tiranë.

“Gjatë pesë ditëve në vend, ata u takuan me përfaqësues nga institucionet kryesore të drejtësisë, përfshirë nga SPAK-u, Gjykatat e Posaçme, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Gjykata e Lartë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, nga ministri, si dhe nga Shkolla e Magjistraturës”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.

“Në Këndin Amerikan në Tiranë, gjyqtarët u angazhuan në një shkëmbim idesh me studentë të drejtësisë dhe juristë të rinj, duke prekur tema që përfshijnë ruajtjen e integritetit, zhvillimin e karrierës, sigurimin e transparencës dhe balancimin e përgjegjësive vetjake dhe profesionale. Vizita përforcon angazhimin e fortë të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur reformën në drejtësi dhe demokracinë në Shqipëri”, përfundon njoftimi.

Ambasada e SHBA Drejtësia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.