Autoritetet e Ekuadorit kanë njoftuar sot se trafikanti më i madh i drogës në këtë vend është vënë në pranga. Kapoja i njohur me nofkat “Gato Farfán” ose “Jerry”, njihej si trafikanti më i madh referuar drogës që dërgohej në Europë dhe SHBA.
Bashkë me të në pranga ra edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Artur Rrapaj nga Fieri, i cili ishte pjesë e kartelit të vetëquajtur Nueva Generación Ecuador. Ky shtetas ka precedentë penale edhe në Shqipëri. Arrestimi i tyre u arrit pas 18 muajsh hetime, në një operacion të përbashkët mes policisë kolumbiane dhe ekuadoriane.
“Gato Farfán” është përgjegjës për disa nga masakrat e ndodhura në burgje në Ekuador vitet e fundit dhe që kanë lënë të vrarë më shumë se 450 të burgosur që nga viti 2020.