Festivali folklorik mbarëkombëtar “Oda dibrane”, edicioni i 27-të i saj, solli tri netë të jashtëzakonshme për publikun dhe artdashësit dibran. Festivali u organizua një natë në Dibrën e Madhe dhe dy netë në qytetin e Peshkopisë.
Edhe këtë vit festivali “Oda dibrane” bëri bashkë 14 grupe nga të gjithë trevat shqipfolëse; Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët sollën performanca të shkëlqyera, kostume mjaft të veçanta, këngë, valle, alegori dhe rite të krahinës së tyre.
Juria e festivalit vlerësoi me çmimin e parë, ansamblin artistik “Përparim Tomçini” të Dibrës.
“Oda Dibrane” vazhdon të mbajë gjallë traditat, të ruajë, promovojë e kultivojë jo vetëm vlerat, trashëgiminë shpirtërore e kulturore dibrane, por ato mbarëkombëtare!