Bashkia Bulqizë u ka ardhur në ndihmë katër familjeve që humbën banesat e tyre për shkak të një zjarri masiv.
Kryetari i Bashkisë Lefter Alla dhe vartësit e tij u janë ndodhur pranë familjeve në nevojë, jo vetëm për t’i strehuar përkohësisht në shtëpi me qira, por edhe për t’u dhënë një zgjidhje më afatgjatë.
Postimi i Allës:
Katër familjet e mbetura pa strehë pas zjarrit që ra në fundjavën e kaluar do të përfitojnë të gjitha të drejtat që burojnë nga ligji për “Emergjencat Civile”.
Një ekip i posaçëm i bashkisë po bën vlerësimet e dëmit, të cilat do të analizohen gjatë ditëve në vijim.
Ndërkohë, deri në një zgjidhje përfundimtare për strehimin e tyre, Bashkia Bulqizë do t’i mbështesë katër familjet me bonusin e qirasë.
Bashkia Bulqizë do të angazhohet maksimalisht për t’iu gjendur pranë këtyre familjeve të mbetura në vështirësi pas fatkeqësisë që u ndodhi.