Ashtu si shumë bashki të tjera në vend edhe Bashkia e Matit ka trashëguar probleme në lidhje me repartin zjarrëfikës. Kjo për shkak të një godine të vogël dhe të amortizuar si dhe mungesës së mjeteve motorike.
Bashkia Mat ka hartuar një projekt modern për ndërtimin e një reparti bashkëkohor dhe do të financojë ndërtimin e objektit.
Gjatë një takimi me përfaqësues të ambasadës amerikane kryetari i bashkisë Mat Agron Malaj tha se vitet e fundit zjarrëfikësit janë përballur me zjarre të shumta, sidomos në zonat e thella.
Postimi:
Brenda vitit 2022 do të nisim ndërtimin e stacionit zjarrëfikës të #Burrelit.
Sot në një takim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe O.D.C (Office of Defence Cooperation) diskutuam mbi nevojën për trajnim dhe për rritjen e kapaciteteve të strukturave.
#AKMC #MZSH #ODC #UCPM #civilprotection



