Kryeministria dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, janë blinduar si kurrë më parë. Krahas samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për të cilat është vendosur perimetri i sigurisë, si edhe është blinduar Tirana si nga toka dhe ajri, do të zhvillohet edhe një protestë e thirrur nga Partia Demokratike. Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë. Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën, Berisha ka deklaruar se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.
FOTO/Blindohet me forca speciale Kryeministria dhe Bulevardi kryesor “Dëshmorët e Kombit”
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment