Një model i ri topi do përdoret për fazat finale të Kupës së Botës në “Katar 2022”, duke zëvendësuar modelin ekzistues që është përdorur gjatë gjithë turneut deri më tani. Modeli “Al Hilm” nga “Adidas”, i cili pason “Al Rihla”, do të përdoret në gjysmëfinalet e ardhshme dhe në finalen e madhe.
Topi ekzistues i prezantuar me teknologjinë për të ndihmuar në gjurmimin dhe ndihmën për vendimet e gjyqtarëve, është përdorur deri më tani në fazat e grupeve dhe raundet fillestare me eliminim direkt të turneut të Kupës së Botës.
“Al Hilm”, me një dizajn bazë prej ari dhe model trekëndor, pasqyron shkretëtirat që rrethojnë kryeqytetin e vendit pritës, Doha.