Armando Broja, Marash Kumbulla dhe Qazim Laçi ishin jashtë ndeshjeve kualifikuese të EURO 2024 për shkak dëmtimesh ndaj Çekisë dhe Polonisë.
Broja dhe Kumbulla nuk ishin në listën e trajnerit Sylvinho, pasi janë në fazë rikuperimi, Laçi nga ana tjetër u detyrua të largohej nga grumbullimi. Tre djemtë “kuqezi” ishin shpirtërisht me ekipin e tyre të “zemrës”.
Të tre lojtarët kanë shfaqur mbështetjen e tyre edhe në rrjetet sociale, me Kumbullën që ishte fizikisht edhe në stadiumin “Air Albania” për t’i ndjekur shokët e tij nga afër. Festës së ekipit “kuqezi” i është bashkuar edhe sulmuesi që nuk ishte në listë e Kombëtares për këto ndeshje, Armando Sadiku, që po ashtu ka gëzuar në rrjetet sociale për këtë sukses të “shqiponjave”.