Foto të frikshme po qarkullojnë në rrjet, dhe fjala është për një çarje të tokës me një gjatësi kilometrike, të shkaktuar nga tërmtet. Për këtë fenomen ka folur edhe Orhan Tatar, drejtori i Përgjithshëm i Rrezikut dhe Reduktimit të Tërmeteve të AFAD.
Ai tha se tërmetet kanë shkaktuar dëme në një sipërfaqe 110 mijë kilometra katrorë, gati 4 herë sa sipërfaqja e Shqipërisë. Ai theksoi se tërmetet e fundit kanë një mekanizëm formimi shumë më të ndryshëm nga tërmetet e shkuara, pasi dy tërmetet e fuqishme kanë ndodhur në një distancë kohore të vogël nga njëri-tjetri, i pari ishte 7,8 rihter, ndërsa i dyti 7,5 rihter.
Orhan nënvizon edhe se korja e tokës ka pësuar një deformim prej 3-4 metrash, në një distancë prej 400 kilometrash, në një thellësi prej afërisht 8 deri në 10 kilometrash. Për të tërmet e fundit në Turqi kanë qenë ndër më të fuqishmit që kanë rënë në tokë jo në det. Ai theksoi se pasgoditjet do të zgjasin për shumë kohë, duke qenë se dy lëkundjet e mëdha kanë qenë mbi 7 të shkallës rihter.