Të izolohesh në shtëpi në këtë periudhë të vështirë të përhapjes së Koronavirusit në mbarë botën, ka dhe anë pozitive.
Për këngëtaren shqiptare, Dafina Zeqiri edhe mbyllja në shtëpi e ka të mirën e saj. Artistja më në fund mund të fokusohet në albumin e saj të ri që pritet të publikohet së shpejti.
Në fotografinë e publikuar ku shihet me dy macet e saj Dafina ka shkruar: “Ana e mirë e të qenit e mbyllur është që unë më në fund mund të fokusohem në veten dhe në albumin tim!”
Nuk e dimë se ku ndodhet partneri i saj Dj Geek, por këtë ditë Dafina e ka vetëm për veten.
Dafina Zeqiri u ka dhënë kështu një shembull të mirë ndjekësve të saj për të respektuar të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në fund të fundit, është koha të merremi pak me veten pasi e lëmë shumë pas dore!