Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

FOTO- Detaje nga grupi i fajdexhinjve, ja çfarë u sekuestrua në Shkodër

12:07 / March 14, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2019 03 14 at 11.58.02
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga grupi prej 22 të hetuarve që bën të ditur prokuroria e Shkodrës, 11 janë vënë në pranga dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në operacionin e koduar “Maranaj” u angazhuan 160 efektivë policie.

Drejtoria vendore e policisë bëri të ditura dhe detajet e operacionit ku janë sekuestruar shuma të mëdha parash, automjete etj. Në vazhdim të hetimit me vendim të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër u dhane 19 masa sigurie, nga të cilët; 16 masa arrest me burg; 2 masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi Publik” ; 1 masë sigurimi “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si dhe 22 masa të tjera për kontrolle banesash e ambientesh.

Gjatë këtyre kontrolleve u gjetën 238 600 Euro cash, 272 400 dollare cash, 414 000 Lekë, 510 Paund Britanik, 20 automejte transporti, 1 revolver, 1 krëhër pistolete me fishekë, 1 armë gjahu pa leje, 5 kompjutera laptop, 50 celularë, dokumente, kontrata, akte dhe deklarta noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

  • WhatsApp Image 2019 03 14 at 11.58.01
  • WhatsApp Image 2019 03 14 at 11.58.02

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër

Finalizohet operacioni policor “MARANAJ”

Në pranda 11 persona si dhe 5 të tjerë u shpallën në kërkim

Sot, në kuadrin e operacionit policor “MARANAJ” të ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkoder nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqësor pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, dhe mbeshtetjen e Drejtorise për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorise se Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorise se Forcës Lëvizëse Operacionale në Departamentin e Sigursisë Publike, pas një hetimi proaktiv disamujor, siguruan prova për 19 të dyshuar, për veprat penale të “Pastrimit të Produkteve të Veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të paliçensuar”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “Mos kallzim krimi”.

Gjatë hetimit proaktiv janë krijuar dyshime të arsyeshme si dhe janë gjetur e sekuestruar prova materiale që hedhin dritë mbi aktivitetin e tyre kriminal.

Në vazhdim të hetimit me vendim të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër u dhane 19 masa sigurie, nga të cilët; 16 masa arrest me burg; 2 masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi Publik” ; 1 masë sigurimi “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si dhe 22 masa të tjera për kontrolle banesash e ambientesh.

Të arrestuar janë shtetasit:

B. A. 61 vjec nga Shkodra

E. M., 33 vjec nga Shkodra

4.A.B. 22 vjec, nga Shkodra

A.D. 39 vjec nga Shkodra

M.B. 31 vjec nga Shkodra

V.N, 37 vjec lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;

E.F., 38 vjec nga Shkodra

E.Q., 41 vjec, nga Shkodra

P.V., 54 vjec nga Shkodra;

L.S., 48 vjec nga Shkodra;

N.A. 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë;

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e 5 shtetasve të tjerë.

U ekzekutua gjithashtu edhe masta e sigurisë:

Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi Publik” dhe ”Detyrim Paraqitje” për tre shtetas:

  1. V.H., nga Shkodra;
  2. A.S., nga Shkodra
  3. E.L., nga Shkodra.

Gajtë operacionit dhe kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • 238 600 Euro CASH
  • 272 400 dollare CASH
  • 414 000 Lekë
  • 510 Paund Britanik
  • 20 automejte transporti
  • 1 revolver,
  • 1 krëhër pistolete me fishekë
  • 1 armë gjahu pa leje
  • 5 kompjutera laptop
  • 50 celualarë
  • Dokumente, kontrata, akte dhe deklarta noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

Vazhdojnë hetimet financiare për dokumentimin e të gjitha pasurive të vëna nga aktiviteti kriminal, me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit.

Në këtë operacion morën pjesë 160 forca policore dhe 30 automjete të policisë, përfshirë edhe automjete për transportim mjetesh transporti.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

Grupi Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026
View 1 Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.