Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut i janë drejtuar këtë të enjte Tiranës për të ndjekur në stadium dhe ekranet gjigande në sheshet e kryeqytetit, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro2024, Shqipëri-Çeki.
Për këtë sfidë, do të mungojnë organizimet masive nga grupimi i tifozëve “Ballistët” për shkak të një mosmarrëveshje me FSHF-në.
Por mbështetësit e kombëtares janë duke ardhur privatisht nga Tetova, Kërçova, Struga dhe qytete të tjera me shumicë shqiptare.