Futbollisti i njohur i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është bërë baba për herë të parë.
Partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë, të cilin çifti e ka pagëzuar me emrin Tian.
Ka qenë vetë futbollisti që e ka ndarë lajmin e bukur në rrjete sociale, duke ndarë foto me partneren dhe bebushin në maternitet.
“Ëndërro gjëra të mëdha, djalë i vogël”- shkruan Miloti krahas postimit.