Deputeti i grupit të Rithemelimit, Bledion Nallbati është thirrur në SPAK, kjo pasi goditi me grusht deputetin socialist Vullnet Sinën, gjatë seancën plenare në Kuvend. Kjo vjen pasi deputeti i PS-së u kallëzua nga Partia Socialiste. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi është ai që ka firmosur kallëzimin penal për deputetin në fjalë. Çuçi theksoi se nuk do të tolerohet asnjë akte dhune.
Goditjen e ka parë edhe Rithemelimi, por në këndvështrim të kundërt. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dokument që edhe ai mban datën 31 tetor ka firmosur kallëzimin penal ndaj deputetit Sinaj. Të dyja kallëzimet janë për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”.
Kjo nuk do të ishte hera e parë që një deputet do të shkonte para gjykatës për shkak të dhunës ndaj kolegëve në parlament. Vetë deputeti socialist, Vullnet Sinaj e ka falur kolegun e tij demokrat, Bledion Nallbati. Sinaj ka bërë me dije se e ka hedhur pas si episod, pasi nuk ka asgjë personale me kolegun e tij.