Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Foto/ I zoti kishte lënë qenin mbyllur në makinë, qytetarët thyejnë xhamin dhe e shpëtojnë

17:57 / June 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qeni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa qytetarë në Britaninë e Madhe shkatërruan xhamin e prapmë të një makine, pasi një qen kishte më shumë se 30 minuta që ndodhej brenda automjetit të mbyllur dhe rrezikonte që të ngordhte nga temperaturat e larta.

Disa qytetarë e panë qenin brenda një makine, në një vend parkingu në Sëansea. Kalimtarët lajmëruan autoritetet për rastin në fjalë, por reagimi i tyre vonoi. Në këto kushte, pa miratimin e pronarit të automjetit, qytetarët thyejnë xhamin e prapmë të makinës ku ndodhej qeni dhe e shpëtojnë atë. Zoey Thornton, 29 vjeç, i cili ndihmoi në shpëtimin e kafshës, u shpreh se për më shumë se 30 minuta askush nuk u bë i gjallë, duke drejtuar gishtin ndaj pronarit të makinës dhe autoriteteve policore.

“Ne vazhduam të shohim nëse gjithçka ishte në rregull, por qeni nisi të qajë dhe ishte vërtetë shumë vapë. Xhami i makinës ishte pak i hapur, por në atë temperaturë ai nuk mund të mbijetonte dhe shumë. Kështu që vepruam, thyem xhamin e makinës dhe shpëtuam qenin. Unë kam vetë qen dhe nuk e lë kurrë në ato kushte”, tha Thornton.

Ndërkaq, për rastin ka reaguar dhe policia.

“Ne morëm njoftimin se një qen ishte i mbyllur brenda një makine në një vend parkingu në Sëansea. Ne shkuam në vendngjarje por qeni ishte liruar. Ne këshilluam pronarin e kafshës që të mos përsëriten skena të tilla në të ardhmen”, tha një zëdhënës i policisë.

1
2
3

qenin tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.