Në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit janë kryer investime serioze nga ana e Bashkisë Mat. Është viti i dytë që bëhet kujdes në këtë impiant sportiv.
Në se vitin e kaluar puna u përqëndrua në tribunën VIP dhe disa mjedise të brendëshme, këtë vit investimi është zgjeruar.
Janë montuar afro dy mijë stola plasik, janë rehabilituar të gjithë mjediset e brendëshme (dushe, dhomat e zhveshjes, dhoma e gjyqtarëve, koridore, pistë) e kudo tjetër.
Në një postim të tij kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj shprehet se investimet do të vijojnë kudo, për të ndërtuar mjedise të tjera sportive në të gjithë territorin e kësaj njësie vendore.
Postimi i kryebashkiakut të Matit:
Stadiumi “Liri Ballabani” #Burrel, me pamje të re!
Ne do të vijojmë investimet për ambiente sportive në të gjithë Bashkinë #Mat sepse besojmë se ky është një ndër investimet më të mira që mund të bëjmë për rininë!
Ndeshjen e parë të sezonit të ri matjanët e luajtën në transfertë me Pukën dhe siguruan një barazim, 0-0, ndërsa në javën e dytë, në këtë mjedis të rikonstrukturuar Burreli do të presë Tomorin e Beratit.






