Personi që shihni në foto është punonjësi i Tatimeve në Shkodër, objektiv i atentatit të sotëm me tritol në makinë.

Lagjja “Ndoc Mazi” në Shkodër është tronditur paraditen e sotme nga një atentat me tritol vendosur në makinën e një 38-vjeçari. Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.
Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal. Busukja është specialist i monitorimit në terren pranë Drejtorisë së monitorimit në terren, në rajonin e veriut.
