Diktatori koreano verior Kim Jong Un ka nënshkruar një dekret ku urdhëron qytetarët që të ushqehen me mjellma të zeza. Sipas tij, mishi i mjellmave të zeza lufton kancerin.
“Mishi i zi është i shijshëm dhe ka vlera medicinale”, tha agjensia e lajmeve e drejtuar nga partia e tij. Koreja e Veriut shpalli krizë urie në muajin qershor dhe duket se Kim Jong Un ka gjetur këtë zgjidhje për t’i dhënë fund diskutimeve.
Ndër të tjera thuhet se mishi i mjellmave të zeza përmban shumë proteina dhe ka përmbajtje imunoglobuline, acidi linoleik dhe komponime me veti “anti-kanceroze.”