Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku do të marrë pjesë në Samitin e Sportit për Zhvillim, që mbahet në prag të nisjes së Lojrave Olimpike “Paris 2024”. Kreu i qeverisë ka postuar foto nga pritja që i është rezervuar në kryeqytetin e Francës. “Paris, Samiti i Sportit për Zhvillim, në vigjilje të Lojërave Olimpike”, shkruan Rama. Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do të nisë në 26 korrik.
Postime te ngjashme
Add A Comment