Barush Bregu mësohet se është vënë nën hetim që prej muajit gusht 2018, kur një seri ngjarjesh kriminale kishte përfshirë qytetin e Shkodrës.
Bregu, akuzohet se është pjesë e grupit kriminal të Bajrajve, që u arrestuan vjeshtën e 2018-ës në operacionin OAZ. Gjatë këtij operacioni, atij iu gjet në banesën e tij në Shkodër, një armë, që nuk dihet ende nëse është e tij, shkruan dosja.al
Bashkë me Bajrjajt, ai akuzohet se ka marrë pjesë në disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet por që ende nuk janë zbardhur.
Ai është i dënuar me 4 vite burg për kultivim narkotikësh.
33-vjeçari, i konsideruar nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë, fshihej prej disa javësh në një banesë me qira në katin e fundit të një pallati tek Komuna e Parisit.
Ai akuzohet sipas banorëve të zonës dhe ka lëvizur disa herë i armatosur në publik.
Për arrestimin e tij u angazhuan forcat Shqiponja, Reparti RENEA dhe FNSH, bashkë me efektivë të policisë së Shtetit. Ai kishte 10 ditë që ishte nën vëzhgim nga policia.
Bashkë me Barush Bregun u prangos edhe një i ri që dyshohet se e ka ndihmuar të fshihet.