Biznesmeni i njohur, Samir Mane dhe drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi u panë mesditën e sotme duke hyrë në kryeministri nga dera e pasme nën shoqërinë e njëri-tjetrit, larg syve të kureshtarëve.
Mane, njihet për miqësinë me Edi Rama në një kohë që emri i tij është përfolur shpesh si një negociator mes palëve politike, sa herë që vendi ndodhet në krizë politike, siç ishte edhe ngërçi i majit të 2017-ës.
Blushi, një ish-kundërshtar i Ramës deri në vitin 2017, tani është shndërruar në një mbrojtës të mazhorancës si drejtor i Top Channel. Nuk është hera e parë që Blushi shihet nën shoqërinë e njerëzve pranë kryeministrit, teksa dhjetorin e kaluar, ai u fotografua me Endri Fugën, drejtori i komunikimit të Edi Ramës.