Këngëtarja nga Kosova, Loredana Zefi ndan vazhdimisht foto dhe video nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, ndjekësit e saj dyshojnë se ajo tashmë është në një lidhje dashurie me reperin nga Gjermania, Raheem Heid, i njohur ndryshe si “Reezy” apo “Raheem Supreem”, në shoqërinë e të cilit këngëtarja është fotografuar disa herë.
Në disa fotografi të publikuara nëpër rrjete sociale, shihet një “selfie” e Loredanës, teksa në krah ka një tatuazh, ku shkruhet “raheem” e bashkangjitur me një zemër, e që ndjekësit e kanë lidhur këtë me emrin e reperit gjerman.

Edhe disa muaj më parë është përfolur për një lidhje të mundshme mes dyshes.