Lugina e Valbonës është konsideruar si ndër vendet më të bukura në Shqipëri, pamjet e së cilës janë vërtet përrallore, një magji e vërtetë.

Udhëtimi drejt Valbonës nëpërmjet liqenit të Komanit tani në verë, mund të kthehet në udhëtim të paharrueshëm. Është parku natyror më i veçantë në vendin tonë.

Fshati Valbonë i gjatë gati 1000 metra mbi nivelin e detit, shtrihet në një zallishte të krijuar prej lumit Valbona. Aktualisht në këtë fshat ka rreth 30 shtëpi.

Natyra e këtij parku është e pasur me varietete të përshtatshme për alpinizëm, peshkim dhe turizëm, aq sa cdo vizitor e bën të mendojë se duhet të rikthehet sërish në këtë vend.

Stina e verës në Valbonë mund të thuhet me plot gojën se është një mrekulli e papërshkrueshme. Është vendi më i përshtatshëm për të larguar të nxetin e verës.



Të mos flasim për ushqimet. Ushqimet bio dhe larmishmëria e ngjyrave e kthejnë në një ndër vendet më të dashura për turistët vendas dhe të huaj.

Nëse ende nuk e keni ndarë mendjen për pushime, vizitojeni Valbonën. E sigurtë që do të mbeteni shumë të kënaqur!/