Në festën e 2-vjetorit të lindjes së vajzës, Marina Vjolla ka publikuar për herë të parë portretin e vogëlushes së saj. Foton e ka shoqëruar me fjalët më të ëmbla.
“Ti nxjerr më të mirën në këdo që takon. Shpirti yt mund të ndriçonte gjithë qiellin. Unë falë teje kam gjetur kuptimin e jetës! Ti je bekimi i jetës time!”, shkroi moderatorja.
Ndërsa babi Geti i ka dedikuar një këngë për ditëlindje vajzës së tij, titulli i së cilës mban emrin e saj.