Ky çift vërteton më së miri se dashuria e vërtetë zgjat përgjithmonë. Ai 95 vjeç dhe bashkëshortja e tij, 94 vjeçe kanë përsëritur sërish në kishë rëfrenin “derisa vdekja të na ndajë”, duke u martuar sërish pas 75 vitesh në të njëjtën kishë.
Jim Richardson, u njoh me bashkëshorten e tij Irene, në një vallëzim fshati dhe u martuan më 12 prill 1944, kur ishin 20 dhe 19 vjeç, në mes të Luftës së Dytë Botërore.
Ata janë të dy fermerë, por tashmë në pension dhe besohet të jenë nga çiftet më jetëgjatë në Lancashire të Britanisë së Madhe, dhe kanë së bashku katër fëmijë. Jim shprehte gjithmonë keqardhje se nuk falenderoi nënën e tij të ndjerë, gjatë fjalimit të tij si dhëndër në dasmën e 75 viteve më parë. Për këtë mbesa e tij, Sandra Taylor planifikoi këtë ceremoni për ripërtëritje të premtimeve gjatë të cilit Jim mund të shlyente borxhin.
Ceremonia u bë në të njëjtën orë si dasma e parë dhe çifti ishte ulur në të njëjtat vende.