Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një mbledhje “urgjente” me drejtuesit politikë, por në takim ishin edhe të pranishëm të gjithë kryebashkiakët e majtë. Pas përfundimit të mbledhjes, Rama është parë të diskutojë me ministrin Ulsi Manja, por nuk mungojnë as figurat si zv.kryeministrja Balluku, si edhe kreu i bashkisë së Matit, Agron Malaj. Rama e ka vendosur theksin në zgjedhjen e koordinatorëve në çdo qark dhe zgjedhjet e 2025 dhe se ka shprehur synimin e 1 milionë votave në favor të PS në zgjedhjet e përgjithshme.



