Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur aventurën e tij e re, atë të ngjitjes së majës më të lartë në Shqipëri, konkretisht në Malin e Korabit.
Kreu i Shtetit ka zgjedhur t’u urojë shqiptarëve një mbrëmje të këndshme, ndërsa i përshëndet nga maja e Korabit me simbolin e “Shqiponjës Dykrenare”. Presidenti në këtë aventurë është i shoqëruar nga aktori i njohur, Bes Kallaku.
Postimi i Ilir Metës:
“Ju përshëndesim të gjithëve dhe ju urojmë një mbrëmje të këndshme bashkë me Bes Kallakun, nga maja e Korabit në lartësinë 2751m, maja më e lartë, jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Ballkanit.”-shkruan Meta.