Luana Vjollca po eksperimenton me pamjen e saj. Pasi e pamë me flokët gri në setin e ri fotografik ku shfaqej si sirenë në ujë, Luana i është kthyer sërish flokëve bjond, por me një ndryshim.
Këngëtarja ka postuar sot disa foto të reja ku shfaqet me flokët e prera më shkurt, me baluke, syze e buzë të errëta.
Ky look e bën Luanën të duket aq ndryshe sa ajo nuk po e njeh më veten dhe shkruan:
“Kush është kjo vajza”.
“Më e bukura”, i shkruan Marina ndërsa fansat e kanë mbushur me komplimenta.
Së fundmi u bë e ditur se Luana do sjellë këto ditë një këngë të re për të cilën ka qenë duke punuar gjithë këtë periudhë.


