Beteja e Lanë-Lurës, ose e quajtur ndryshe beteja e Qafë-Gëlqeres është një nga ngjarjet më të rëndësishme historike e të lavdishme për popullin dibran.
Në kuadër të 100-vjetorit të kësaj beteje, e cila i dha fund luftës së ashpër 9-vjeçare të dibranëve ndaj pushtuesve serbë, nën kujdesin e Bashkisë Dibër, sot, në hyrje të fushës së Lanë-Lurës, u përurua një pllakë përkujtimore në nderim të kësaj beteje heroike.
Mes shumë lurasve të mbledhur anë e mbanë, historianë e personalitete, morën pjesë në këtë ceremoni përkujtimore dhe përshëndetën Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu, kryetarja e Qarkut Valentina Haliti dhe kryetari i Bashkisë Dibër Shkëlqim Murrja.
Aktivitetet në nder të kësaj ngjarje historike do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.