Zarife Hasanaj, efektivja që humbi jetën në Letoni do të mbushte më 8 korrik 28 vjeç. Miqtë e njohin me emrin Xipja, dhe kështu e ka dhe profilin e saj në Facebook. Bukuroshja shqiptare ishte bërë pjesë e misionit në Letoni që prej korrikut të shkuar, dhe për të ishte misioni i parë.
E pikërisht këtu, në rrjetet sociale kanë nisur të shprehin ngushëllimet edhe miqtë e saj të ngushtë. “Jam e sigurt qe tashme je engjell, sepse e tille ishe dhe mbi toke prandaj ndoshta i gezoheshe kaq shume jetes! Ngushellime asaj nene qe ste pa me vello te bardhe e te gjith familjareve te tu! Do te te kujtoj gjithmone ashtu plot jete e gjalleri’, shkruan një mikeshë e saj.