Një nga banoret më të komentura të Big Brother në pritje të ëmbel
Të gjithë e mbajmë mend Noçen banoren kontroverse të edicionit të parë të Big Brother Albania.
Vajza nga Fieri që kishte jetuar jashtë Shqipërisë falë çiltërisë, tipit harrakat, sinqeritetit e moskokçarjes arriti të rrëmbejë zemrat e publikut, ndonëse tipi i saj mund të quhej shumë moderne 13 vite më parë.
Najada Konomi ose Noçja siç shpesh thërritej, pas përfundimit të spektaklit nuk preferoi të qëndronte si figurë e njohur publike e dalëngadalë ajo u largua nga vëmendja mediatike rozë.
Duket se ish- banorja e Big Brother po jeton periudhën më të bukur të jetës së saj, pasi ajo është shtatzënë.
Noçja ka publikuar një foto së bashku me partnerin e saj ku duket mami në pritje me barkun e rrumbullakosur.
Çifti jeton në Itali dhe po shijojnë pritjen e ëmbël të fëmijës së tyre të parë.