Ish-reperi i njohur me emrin e artit Fero, ka qenë ndër personazhet më të komentuara javëve të fundit. Pas lirimit të tij nga paraburgimi pas akuzave se ka ushtruara dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Arbenita Ismajli, ai njoftoi se po largohej nga muzika. Përveç kësaj, ish-reperi nga Gjilani tha se ka vendosur t’i përkushtohet fesë islame dhe madje deklaroi se ka ndërruar emrin dhe tani e tutje do të quhet Khattab.
Në Instagram ai ka vazhduar të tregoj se ka shkëputur marradhëninen me Arbenitën, të cilës disa ditë më vonë i kërkoi publikisht të rikthehej me të.
Ai vazhdon përplasjet publike me ish-partneren Arbenita, dhe së fundmi ndau një tjetër mesazh në InstaStory. “Njeriu ndryshon shumë, kur i thyhet zemra”, shkruhej në një shkrim të shkëputur librat arab që ai e shpërndau për ndjekësit në Instagram.

