Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

FOTO/ Pajisje jetëshpëtuese në bregdetin e Golemit, Koçiu: Bashkëpunim mes institucioneve për rritjen e sigurisë në plazhe

15:46 / August 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kociu8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vijën bregdetare të Golemit, në bashkinë e Kavajës u prezantuan stendat me pajisje moderne jetëshpëtuese për të garantuar akoma më shumë siguri për pushuesit gjatë sezonit veror. Në prezantimin e tyre ishin të pranishëm ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe ambasadorja e Polonisë në Shqipëri, Monika Zuchniak-Pazdan.

Ministrja Koçiu nënvizoi se afërsia e Qendrave Shëndetësore verore me plazhet ”ka siguruar prezencë të profesionistëve të shëndetit në çdo moment që të japin ndihmë dhe mbështetje, por jo vetëm, edhe për të këshilluar në plazhet publike lidhur me masat kryesore që duhen patur parasysh gjatë kohëqëndrimit në diell, si dhe këshillat mjekësore për të kaluar një sezon pushimesh sa më të sigurt dhe të shëndetshëm”. Ajo vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme gjatë këtij sezoni turistik.

“Roja bregdetare, stafi shëndetësor në Qendrat Shëndetësore verore të cilat janë pranë plazheve, por edhe punonjësit e policisë në çdo moment që do të ketë nevoje për një ndërhyrje të shpejtë, sigurojnë që i gjithë zinxhiri dhe gjitha hallkat institucionale të funksionojë në mënyrë të plotë”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë. Koçiu falënderoi Ambasadën e Polonisë në Shqipëri për mbështetjen me këto pajisje moderne që sigurojnë shpëtimin e jetës në kohë reale. “Pothuajse 5 km vijë bregdetare që mbulohen nga këto pajisje, garantojnë ndërhyrje të shpejtë dhe efektive në rast rreziku në det për shpëtimin e jetëve njerëzore në kohë reale”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, gjatë prezantimit të pajisjeve.

Përgjatë vijës bregdetare në Durrës janë vendosur 5 stenda me pajisje shpëtimi pranë plazheve ku dhe fluksi i pushuesve është më i lartë të cilat mund të përdoren nga kushdo në rast nevoje. Pajisja përfshin komerdare shpëtimi, një sistem elektronik kontrolli dhe sinjalizim zanor që njofton shërbimet e urgjencës apo edhe pushuesit duke tërhequr vëmendjen në rast rreziku për jetën e një personi në det.

kociu5 Copy
kociu8
kociu1

Golem Pajisje jetëshpëtuese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.