Pas miellit që i hodhën në kokë punonjësve të Gardës, deputetët e opozitës kanë goditur me vezë makinën e ministrit Taulant Balla dhe atë të sekretarit të Kuvendit. Incidentet ndodhën pas përfundimit të seancës plenare. Flamur Noka goditi me vezë automjetin e ministrit Balla dhe më pas të sekretarit të Përgjithshëm, Genc Gjoçaj.




