Julian Assange përdori ambasadën e Ekuadorit në Londër “si qendër spiunazhi”, ka thënë lideri ekuadorian, Lenin Moreno.
Ai tha se asnjë shtet tjetër nuk ka ndikuar në vendimin e tij për të revokuar kërkesën pë azil të themeluesit të Ëikileaks, sipas tij pas shkeljeve të Assange.
Duke folur për The Guardian, presidenti Moreno tha se qeveria e shkuar e Ekuadorit krijoi lehtësira brenda ambasadës “për të ndërhyrë” tek shtetet e tjera.
Lexo edhe: Pse u arrestua Assange? Çfarë do të ndodhë tani me themeluesin e Wikileaks
Por ndërkohë, zbulohet se cilat foto kanë zemëruar jashtë mase presidentin ekuadorian. Atij i është publikuar një foto në shtrat teksa para ka një pjatë të madhe me karavidhe.
Presidenti u akuzua për një jetë luksoze, teksa masa të ashpra janë përmbi popullin ekuadorian. Për këtë Moreno ka akuzuar Wikileaks, se ka nxjerrë këtë foto dhe shumë të tjera. Dhe këto çuan në revokimin e azilit për Assange.
“Presidenti është një njeri i qetë. Por kur nevrikoset ai mund të jetë shumë determinues.”, thotë një zyrtarë i lartë, i cili ishte i përfshirë në koordinimin me forcat policore londineze në arrestimin e Assange brenda ambasadës së Ekuadorit.
Avokati i Assange më herët akuzoi Ekuadorin për “pretendime të ashpra”.
Presidenti Moreno i cili mori pushtetin në 2017, tha se vendimi për ti dhënë fund qëndrimit 7-vjeçar të Assange në ambasat: Çdo përpjekje për të destabilizuar është një veprim i dënueshëm për Ekuadorin, sepse ne jemi një shtet sovran dhe i respektueshëm ndaj politikave të çdo shteti”.
Ai tha se nuk mund të lejojë që “shtëpia jonë, shtëpia që hap dyert, të bëhet një qendër spiunazhi”.