Poetja e dashur nga të gjithë, Mimoza Ahmeti me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës u dënua nga Gjykata për ndërtim të paligjshëm. Gazetari Arsen Rusta, ka publikuar vendimin e Prokurorisë. Duke iu referuar këtij vendimi, Rusta shkruan në rrjete sociale, se nuk bëhet fjalë për riparime, për dritare apo për shkaqe të tërmetit.
E vërteta është se po ndërtohej një shtëpi dykatëshe. “Jo dritare. Jo riparime. Jo nga tërmeti. Por dy kate pa leje. Postulati se para ligjit jemi të barabartë më shtyu të interesohem se për çfarë e kish shkelur ligjin Ahmeti. Kjo pasi dje edhe vetë kryeministri tha, e dënoi Prokurorinë. Dokumentat e siguruar tregojnë se e ka referuar dhe proçeduar policia për ndërtim pa leje në fshatin Petrelë. Siç duket edhe në foto janë 2 kate jo riparim tërmeti. Më pas nga 2021 në 2022 prokuroria e dërgoi në gjyq”.
A është ndalur edhe tek fenomeni, ku një pjesë pretendon se personi në fjalë është VIP dhe nuk duhet dënuar edhe kur shkel ligjin. “Gjykata e dënoi me kusht dhe 40 orë pune. Pa burg pa gjobë pa lekë pa prishje. Pa asgjë. Më lini e mua të bëj një ndërtim 2 kate e të dënohem me 40 orë punë ose 1 javë të punoj për shtetin. Sa e sa të tjetë janë përballur me ligjin dhe ….. O lëreni drejtësinë në punën e saj ose e nderuar politikë shpjegoja popullit pse është dënimi dhe a jemi të barabartë. Propaganda se drejtësia dënon vipa dhe rripa nuk vlen. Dënim ju duket 40 orë punë. Vetë zonja e pranon ndërtimin pa leje! Ligji si ti thotë? Je e falur se ti je VIP?”, përfundon reagimin Rusta.