Here pas here ka patur tronditje ne brendesi te familjes mbretërore angleze. Kete here troditet cifti i kurorës william ka tradhtuar të shoqen Kate Middleton.
Ditëve të fundit qarkullojne ne rrjete sociale disa fotografi që hamendësojnë një tradhti të mundshme dhe kjo gjë ka shkaktuar edhe distancim mes William dhe të vëllait Harry.
Thashethemet thone se gjithçka ka ndodhur teksa Kate ishte shtatzënë me fëmijën e tretë të çiftit, djalin Loius, i cili nuk ka mbushur ende 1 vjeç.
Në mediat angleze po qarkullojnë disa fotografi ku një person i cili duket si william, shihet në shumë afrimitet me një vajzë. “The Sun” ka zbuluar edhe identitetin e vajzës dhe bëhet fjalë për Rose Hanbury.
36-vjeçarja është gruaja e David Rocksavage, markezit të Cholmondeley, por mbi të gjitha një prej mikeve më të mira të Kate, qysh kur hyri në familjen mbretërore.
Ndërkohë zëra të tjerë thonë se vajza në shoqërinë e Wiliam është një modele australiane. Pikërisht kjo tradhti e mundshme dyshohet të jetë bërë shkak që Harry të distancohet nga vëllai William. /clubfm /